Pretendimet për helmim të miliarderit rus Roman Abramovich në bisedimet e paqes në fillim të këtij muaji nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Kështu deklaron Kremlini, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Ata thonë se kjo histori është pjesë e një “lufte informacioni”.

Kremlini thotë gjithashtu se Abramovich nuk është një anëtar zyrtar i delegacionit rus në Turqi, megjithëse ai është fotografuar në bisedimet që po mbahen aktualisht me Ukrainën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: