TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me asfiksimin e 60 nxënësve sot në Shupenzë të Dibrës.

Basha teksa shprehu shqetësimin e tij për ngjarjen e rëndë, theksoi se ndjen revoltë për pasigurinë e ambienteve që vënë në rrezik shëndetin e nxënësve në shkolla. Mes të tjerash ai shtoi se investimet ne shkolla nuk mund te behen pjese e babezise qeveritare qendrore apo lokale.

MESAZHI I BASHËS
Po ndjek nga afer gjendjen e nxenesve te gjimnazit te Shupenzes, te asfiksuar ne orën e mësimit nga gazi karbonik. Duke ju uruar sherim sa me te shpejte te rinjve qe po marrin mjekim ne Bulqize dhe Peshkopi si dhe per nxënësen e sjelle ne Tirane ne gjendje me kritike se te tjerët, shpreh keqardhjen dhe revoltën për pasigurinë e ambienteve qe vene ne rrezik shëndetin e nxënësve ne shkolla. Investimet ne shkolla nuk mund te behen pjese e babëzisë qeveritare qendrore apo lokale. Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ndodhet ne Diber per te qene pranë nxënëseve dhe familjareve te tyre dhe per te marre informacion te detajuar mbi pergjegjesit e asfiksimit te 60 nxenesve te Shupenzes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: