Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar pas helmimit të dhjetëra nxënësve në Postribë të Shkodrës pas konsumimit të ushqimit nga një fast food. Panariti thotë se nuk ka as emër, as shkaktar dhe as përgjegjësi për ngjarjen duke nxjerrë si problematikë laboratorët e analizave.

POSTIMI I PANARITIT
Helmimi akut ushqimor në Postribë, është “testi i akreditimit” për laboratorët tanë. Është prova e zjarrit. Është “kriteri” i së vërtetës… O je o nuk je?! Helmimi ushqimor akut i nxënësve në Postribë, nuk ka emër, nuk ka shkaktar dhe rrjedhimisht as edhe përgjegjësi. Nuk dihet nëse ishin Stafilokokët, Salmonelat, Shigellat, Listeriat, ato që helmuan të rinjtë tanë… Ashtu sikundër nuk u mor vesh infeksioni nga uji i pijshëm në fund të kësaj vere!.. Nuk dihet.. sepse laboratorët “nuk dinë”…Kjo është e vërteta! Ky është përfundimi i dhimbshëm dhe çmimi që do të paguajmë, mjerisht shumë i rëndë, sa kohë që muzikantë, sociologë, mekanikë.. drejtojnë sigurinë e ushqimit në Shqipëri!

Panariti Fb
Panariti Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb