TIRANË

PD ka reaguar përmes sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi lidhur me zhvillimet në protestën në kryeqytet.

Përmes një postimi në facebook, Bardhi shkruan se regjimi policor në rrugët e Tiranës dhe dhuna pa shkak ndaj të rinjve dhe qytetarëve duhet të ndalet menjëherë.

Postimi i plotë:

Regjimi policor në rrugët e Tiranës dhe dhuna pa shkak ndaj të rinjve dhe qytetarëve duhet të ndalet menjëherë. Rrëmbimi i çdo të riu në rrugët e Tiranës, edhe pa qenë fare pjesë e protestës, është banditizëm shtetëror.

Helmimi i Tiranës me gaz lotsjellës pa shkak është i papranueshëm. Ndalimet e dhunshme pa shkak të të rinjve, punonjësve të medias dhe kalimtarëve të rastit është nxitës i dhunës.

E drejta për të protestuar është legjitime dhe ajo duhet të ushtrohet pa pengesa dhe tejkalime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb