Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë ka marrë nën hetim 3 persona  për helmimin masiv në Krujë disa ditë më parë. Nën hetim janë shetasit:

Ledio Çela Administrator i Ujësjellës Kanalizimeve Krujë

Andi Kupa  Drejtues teknik

Ervin Karafili  Shef i Shërbimit të Epidemologjisë dhe Higjenës Krujë

Të tre këta persona dyshohen se janë përgjegjës për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i Detyrës” që me veprimet e tyre kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm dhe dëmtimin e shëndetit të qytetarëve të Krujës.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë i ka pezulluar po ashtu edhe nga detyra të tre shtetasit.

Bdh

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb