Deputetja e Krujës Merita Bakiu ka mbërritur në spitalin e Krujës për të parë nga afër situatën e krijuar nga helmimi masiv. Ajo ka vizituar dhe biseduar me qytetarët që ndodhen të shtruar në spital që dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.

Me dhjetëra banorë janë shtruar njëkohësisht sot pasdite në spitalin e Krujës dhe disa prej tyre janë nën terapinë e serumit.  Së fundmi, atje është bërë një përurim elektoral në ujësjellës dhe uji ka ardhur i ndotur vazhdimisht.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb