Ndotja e burimit të ujit është një nga elementët që dyshohet që ka çuar në helmimin e banorëve të Krujës, por ky shkak hidhet poshtë nga banorët.

Një banor i fshatit Shkretë, ku është dhe një prej burimeve të ujit nga i cili furnizohet qyteti tha se uji është nga më të mirët dhe madje dhe kurativ.

“Uji është nga më të mirët dhe kurativ madje, sepse është menduar të bëhej dhe një spital atje për shkak të vetive kuruese të ujit.
Burimet janë të paprekshme. Unë erdha për vete me pyet, jetoj në qytet. Nuk kam pasur probleme. S’ka pas ndonjëherë probleme ndonjëherë. Ne me këtë ujë kemi pirë, unë për vete këtë ujë kam konsumuar. Nuk e di se si është puna. Burimi i fshatit nuk ka pasur ndonjëherë shqetësime”, tha ai.

Banorët hedhin dyshime për përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza nga tubacionet në qytet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb