Policia e Krujës ka nisur hetimet pas helmimit masiv në qytet ku qindra qytetarë kanë shkuar në spital me të vjella e diarre.

Duke iu referuar burimeve nga policia, gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se janë 2 depozita në qytet që e furnizojnë me ujë të pijshëm. Të dy depozitat janë të mbyllura dhe të ruajtura 24 orë me roje dhe me kamera.

Dyshimet janë se uji mund të jetë kontaminuar në kanalizime ku mund të jetë përzierë me ujërat e zeza.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: