Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar për helmimin masiv nga uji i pijshëm në Kukës, ku mbi 50 banorë përfunduan në spital.

Teksa e cilëson gjendjen në Spitalin e Kukësit alarmante, Berisha publikon dhe deklaratën virale të kryebashkiakut Safet Gjici, i cili thoshte se “Nuk kemi problem me ujin e pijshëm, vetëm se është përzier me ujin vaditës”.

Reagimi i kreut të PS:

Helmime masive nga uij në Kukës. Gjendje alarmante në Spitalin e Kukësit!
Gjici i Partisë deklaron se uij i pijshëm nuk ka probleme, por është i përzier me ujra të zeza.
Heshtje varri nga organet përgjegjese dhe terr informativ gjersa mediat denoncuan gjendjen..
Dënoj me ashpërsinë më të madhe indiferencën e autoriteteve ndaj shkaqeve të përsëritura të helmimit dhe qëndrimin e papërgjegjshëm të tyre ndaj qytetarve të helmuar.
Të dashur miq, nga informacionet e marra nga mjekë dhe infermierë si dhe gazetarë kurajozë, prej tre ditësh Spitali Rajonal i Kukësit ka qenë i mbingarkuar me pacientë të shumtë nga qyteti i Kukësit dhe fshatrat e rrafshës kryesisht Shtiqën, pacientë që kanë shfaqur shenja helmimi apo infeksione gastrointestinale, reflektuar me dhimbje të forta barku, të vjella dhe diarre.
Pacientët e shumtë të ardhur kryesisht nga familje të njëjta kanë marrë mjekime si në spitalet e luftës .
Ajo që të bën përshtypje në këtë ngjarje është heshtja, terri informativ dhe përpjekja e qeverisë për ta minimizuar këtë problem.
Megjithëse numri i pacientëve ka qenë disa qindra deri në këtë moment asnjë informacion nuk është dhënë nga organet kompetente dhe mediat e kontrolluara prej qeverisë.
Nisur nga të dhënat specifike dhe mendimi i mjekëve kurues, këto të sëmurë duken se e kanë marrë shkaktarin infektiv nga uji i pijshëm, por pavarësisht kësaj po punohet në mënyrë djallëzore për ta trajtuar si virozë sezonale.
Ajo që të bie në sy është, pamundësia e mjekëve për të dhënë shërbim normal dhe dinjitoz për të sëmurët.
Reformat e qeverisë Rama kanë shkatërruar edhe shërbimin spitalor në Kukës.
Ka mbi tre vjet që Spitali Rajonal Kukës ka funksionuar si spital lufte ku falë këtyre kushteve kanë ndodhur çmenduri që nuk i kishte parë asnjëherë personeli i këtij spitali, dhe për pasojë është reflektuar në mungesën e dhënies së shërbimit mjekësorë banorëve të këtyre zonave qoftë në aspektin sasior qoftë atë cilësor.
Duke uruar shërim të shpejtë gjithë të sëmurëve, sigurojmë banorët e Kukësit se PD Kukës do jetë syri, veshi dhe goja e tyre sot dhe zgjidhja e problemeve nesër..
Më poshtë foto e të sëmurëve dhe video nga çezmat e banorëve…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb