TIRANE– Kryeministri Edi Rama sa herë që i jepet mundësia replikon me komentuesit në faqen e tij të ‘Facebook’-ut.

Fill pasi ai publikoi një video mbi aksionin e AKU-së për thertoret e mishit në vend, lumë komentesh nisën nga qytetarët, ku shumë prej tyre e kritikonin. Por, mes pyetjeve dhe akuzave të qytetarëve, kryeministri zbuloi gjatë një replike me një komentues se ku e bënte pazarin. Ai thekson se ushqimet i ble në një treg fshatar afër shtëpisë, në Surrel.
Rama komente
KOMENTUESI: Mirëmëngjesi, vetem per mishin behet fjale apo do vazhdojne dhe me prodhimet e tjera?! Sepse po helmohemi 2 here ne dite sa here qe do vijmë ne Shqiperi.

RAMA:
Une i blej ushqimet tek nje treg fshatar afer shtepise dhe nuk jam helmuar asnjehere, bej kujdes nga tepria e alkoolit se te ngaterron rropullite dhe i’a ve fajin ushqimit pastaj! Po per t’iu pergjigjur pyetjes tende, jo natyrisht, nuk behet fjale vetem per mishin, po per te gjitha ushqimet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: