KRUJE– Ritet numri i punëtoreve të cilat kanë shfaqur shenja helmimi një fabrike këpucësh pranë Rinasit, në fshatin Bubq. Fillimisht u raportua se ishin 11 punëtore të fabrikës të cilat janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fushe-Krujës ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.

Por mjekët nga spitali bëjnë me dije se kanë shkuar edhe dy paciente të tjera me simptoma të njëjta duke e çuar numrin e të helmuarave në 13.

Punëtoret e fabrikës kanë shfaqur vështirësi në frymëmarrje, marrje mendsh dhe simptoma të tjera. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, sapo punonjësit kishin shkuar në punë. Aktualisht është pezulluar puna në fabrikë.

Punonjësit e fabrikës po marrin trajtim mjekësor, ndërsa sipas bluzave të bardha shkak i helmimit dyshohen substancat tretëse ne fabrikë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: