Xhaxhai i Marjana Çmetës, vajzës e cila është arrestuar pasi akuzohet se helmoi me fotoksinë vjehrrën, ka hedhur poshtë këtë version të ngjarjes duke thënë se mbesa e tij është e pafajshme.

“Familja Lami ka dashur të hedhë baltë mbi vajzën tonë. Fillimisht i vunë për dashnor të gjithë meshkujt e fisit e më pas pasi nuk doli kjo, shpikën këtë histori. Liria ka tentuar edhe një herë të vetëhelmohet vite më parë,” shprehet xhaxhai Selimi.

Ndërsa në lidhje me rrëfimin te hoxha, video 27-minutëshe e dërguar në Prokurori, xhaxhai i Marjanës thotë se është sajesë, tregon gazetarja Dorjana Bezat për BalkanWeb.

“Marjana ka shkuar te hoxha me vjehrrin dhe të vëllain. Ka thënë veteëm kaq: Vjehrrës Zoti ja faltë mëkatet. Jo gjë tjetër. Marjana eshte një vajzë besimtare ka mbaruar Medresenë dhe preket shpejt nuk mund ta ketë bërë këtë veprim,” ka  thënë xhaxhai.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb