Një natë Krishtlindjesh me Hënën e plotë të ndriçuar mungonte prej 38 vitesh. Ishte 1977, kur hëna e plotë ka ndriçuar për herë të fundit qiellin e 25 dhjetorit dhe për ta riparë sërish na duhet të presim 2034.

Ajo që quhet ‘Hëna e ftohtë’ ose e ‘dëborës’, për shkak të fundit të vitit, do të shfaqet tek ne rreth orës 16.20 të datës 24 dhjetor 2015.

Llogaritjet astronomike thonë që kjo është hera e fundit, që ne mund të shijojmë hënën e plotë perfekte në qiellin e natës dhe ato që mund ta shijojnë më tepër do të jenë banorët e vendet më në perëndim (si SHBA, ku pritja është shumë më e madhe dhe që tani flitet për Hënën, që do t’i ndriçojë rrugën ‘Santa Claus-it’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb