Në pak ditë ka ndryshuar humori në shtëpinë e Bajernit të Mynihut sa i takon çëshjtjes së Leroi Sanes. Nëse më parë të gjithë ishin optimist dhe prisnin të firmosnin sa më shpejt me anësorin ofensiv të Sitit, tanimë po mbizotëron pesimizmi. Këtë e shpjegon për “Kicker” presidenti i bavarezëve, Uli Hënes.

Sane Leroi
Sane Leroi

“Duhet që të jemi disi skeptikë. Është e pamundur që t’ia dalim sepse shifrat që na kanë kërkuar janë të çmendura”. Limiti i vendosur për çmimin e kartonit të lojtarit ishte 80 milionë euro, ndaj Hënes shton. “Çështja është e komplikuar në çdo aspekt”, thekson kreu bavarez që i referohet edhe pagës që ka kërkuar Sane, e cila i kalon 10 milionë eurot në vit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: