DURRES- “Hëngrëm haribo, karamele me ngjyra të ndryshme. Në orën e Diturisë u ndjemë keq. Kishim dhimbje barku dhe koke, shkuam në banjë dhe vollëm. Ikëm në spital pastaj”.

Ky pohim vjen nga nxënësi i klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës. Nxënësi mori dy ditë më parë ndihmë mjekësore bashkë me 4 shokë të tjerë të klasës pasi kishin simptomat e helmimit.

Ata kishin konsumuar jashtë ambienteve të shkollës disa produkte ushqimore.

“Nuk di ta them ekzakt se çfarë kanë konsumuar, pasi do ta përcaktojë ekspertiza e Drejtorisë së Shëndetit Publik. Por në pamje të parë duket se ngjarja ka ndodhur nga konsumi i disa karameleve, të cilat shiten në mënyrë ambulante jashtë murit të shkollës. Ne si drejtori kemi qenë të pafuqishëm për t’i ndaluar.”, tha drejtori i kësaj shkolle për gazetaren Klodjana Haxhiaj. Ndërkohë, AKU ka marrë monstra të disa ushqimeve të konsumuara, ndërsa pritet raporti përfundimtar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: