Deputeti demokrat, Dashnor Sula, reagon lidhur me ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në vend, ndërsa risjell në vëmendje deklaratën e kryeministrit Edi Rama të bërë tre vite më parë, ku thoshtet për kriminelët “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.

Në postimin e tij, deputeti Sula thekson se “Të fortët, bandat gëzojnë mbrojte të pushtetit lokal e qendror. Pikerisht prej komoditetit qe politika i ka krijuar bandave, mediat italiane shkruajn se ne shqiperi pastrohen parate e Ndragheta-s”.

Postimi i deputetit:

“Hengshin kokat e njëri-tjetrit”

Arsyen kësaj situate kaotike të rendit publik e shpjegon shumë qartë sinkroni i kryeministrit Rama 3 vite më parë që po e risjell sot.
“Hëngshin kokat e njëri-tjetrit” thot kryeministri madje edhe ben një shprehje ne forme lutje. Domethene të bëjnë ctë duan se nga ne nuk kanë pikën e shqetësimit. Mjafton që vetëm në kohë fushate të jenë në gadishnërinë tonë.
Prandaj në reagimet e mia të fundit kam kërkuar nga kreu i qeverisë të marrë masa për të normalizuar rendin publik në Shqipëri.
Të fortët, bandat gëzojnë mbrojte të pushtetit lokal e qendror. Pikerisht prej komoditetit qe politika i ka krijuar bandave, mediat italiane shkruajn se ne shqiperi pastrohen parate e Ndragheta-s. Vullneti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe vetëm i SPAK nuk mjafton për të luftuar me krimin. Këto struktura meritojnë mbështetje dhe duhen inkurajuar për rezultate bindëse kundër krimit të organizuar. Por sigurisht duhet patjetër që më parë të hiqet imuniteti politik që u ofrohet atyre.
Jemi në mes të sezonit turistik, po i trembim pushuesit të vijnë në Shqipëri. Veprimi duhet të jetë i menjëhershëm dhe të mos bëhemi dëshmitar i dështimit të turizmit në një kohë që ekonomia ka më shumë se kurrë nevojë për këto para.

Fulaaaa
Fulaaaa

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb