TIRANE

Henri Çili i ftuar në në programin ‘A Show’ në News24 u shpreh se me qeverisjen aktuale vendi nuk ka përparim në integrim.

“Drejtësia nuk ekziston. Drejtësia nuk ekziston për asnjë prej çështjeve. Duhen zgjedhje të reja, janë në interesin public. Kjo qeverisje nuk po ecën, nuk kemi përparim në integrim. Palët politike të testohen në kushte neutraliteti. Edhe reforma në drejtësi po ‘kërcënohet’.Besoj te metodat amerikane dhe anglosaksone. Reforma në arsimin e lartë ka dështuar.”- u shpreh Çili.

Çili foli ndër të tjera edhe për kreun e PD-së Lulzim Basha. Ai u shpreh se kryedemokrati Basha ka ndërmarrë një lëvizje që nuk dihet ku do e çojë.

“Basha ka ndërmarrë një lëvizje që nuk dihet ku do e çojë. Mendoj që Basha do dhe duhet të mbijetojë. Kemi një përpjekje të Bashës për të ardhur në pushtet që i vjen natyrshëm çdo lideri të opozitës.”-tha ai.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: