Thierry Henry mendon që asnjë futbollist nuk mund të krahasohet me Lionel Messin.

Henry ka luajtur së bashku me Messin për tre vite te Barcelona dhe sipas tij do të ishte kriminale në qoftë se argjentinasi nuk e fiton ‘Topin e Artë’ për vitin 2015, transmeton KosovaPress.

Mirëpo kur është pyetur se cili është futbollisti më i mirë me të cilin ka luajtur ai ka dhënë një përgjigje befasuese.

“Lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur? Është Denis Bergkamp”, ka thënë Henry.

“E them Bergkamp, për gjithë ato gjëra që ai ka bërë ndër vite. Megjithatë ai mbetet vetëm njeri. Kurse Leo?! Ndonjëherë ndalem dhe e pyes veten, a është ai njeri apo jashtëtokësor”.

“Askush nuk mund ta përshkruaj atë që bën Messi. Duhet vetëm ta admirosh dhe të kënaqesh me ato që na i dhuron ai”, përfundoi francezi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb