Nga Albana Duni, mjeke gastrohepatologe

Hepatiti Kronik C është një sëmundje e mëlçisë me pasoja serioze.

Është e rëndësishme të rikujtojmë se shumë persona nuk kanë simptoma apo avancim të sëmundjes.

Ata që mund të kenë progresion të sëmundjes mund të ngelen të lirë ndaj simptomave për dekada me rrallë. Megjithatë, disa persona mund të zhvillojnë sëmundje serioze të mëlçisë që mund të rezultojë në pamjaftueshmëri hepatite deri në vdekje.

Trajtimet e reja të hepatitit C janë testuar dhe besohet se opsionet më të mira të trajtimit janë të disponueshme brenda 5 viteve. Në veçanti, ndryshimet e stilit të jetës si ushqyerja e mirë, ushtrimet fizike dhe menaxhimi i stresit mund të minimizojnë efektet anësore dhe mund të ngadalësojë progresionin e sëmundjes.

Si menaxhohet

Menaxhimi i HCV është i vështirë. Stili i jetesës luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin dhe trajtimin e HCV. Dieta, ushtrimet fizike, menaxhimi i stresit luajnë rol kritik në mbajtjen e një shëndeti të mirë.

Alkooli dhe medikamentet

Shumë studime kanë treguar se përdorimi i shtuar i alkoolit mund të progresojë infeksionin HCV në cirrozë hepatike. Duke qenë se shumë droga dhe medikamente përpunohen në mëlçi, njerëzit duhet të eliminojnë duhanin dhe drogat psikoaktive si kafeina, kanabis, teobromina etj.

Menaxhimi i stresit është i rëndësishëm, pasi të jetosh me HCV nuk është e lehtë, përkundrazi është stresuese. Ushtrimet, meditimi dhe menaxhimi i kohës mund të ndihmojnë në reduktimin e stresit. Meditimi është një mjet i rëndësishëm për të menaxhuar jetesën me një sëmundje kronike si HCV.

Menaxhimi i lodhjes

Lodhja dhe nivelet e ulëta të energjisë tek pacientët me HCV janë të shpeshta. Mësoni limitet fizike tuaja dhe mos u sforconi. Kur keni plan për aktivitete duhet të gjeni kohen e nevojshme për relaks të ndërmjetëm.

Rekomandohet që njerëzit me HCV duhet të vaksinohen ndaj hepatitit A dhe B nëqoftëse nuk janë të imunizuar. Vaksina e hepatit A konsiston në dy doza për një periudhë 6 mujore dhe vaksina e hepatitit B kërkon tre doza në një periudhë 6 mujore. Të dyja vaksinat janë bërë nga viruse të vrara dhe janë treguar të sigurta dhe efektive. Një kombinim i të dyja vaksinave është aprovuar nga FDA në Maj 2001. (shkruan shendeti)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: