Largimi i saj nga ‘Love Story’ disa javë më parë ishte një nga ngjarjet më të bujshme për fansat e këtij formati televiziv, ku në qendër është gjetja e dashurisë. Anxhi Kishta zbulon për herë të parë për ‘FitStation’ me moderatoren Çenkuela Hasa, të vërtetën e largimit nga ‘Love Story’ dhe Jonny, djali me të cilin për pak të gjithë e besuam në lindjen e një dashurie.

“Ishte një vendim për të dy ne, në të mirën e të dyve. Unë po shikoja që Jonny nuk ishte më i përkushtuar tek unë më, interesi i tij kaloi te dikush tjetër dhe mendova më mirë të largohesha dhe ta lija atë të vazhdonte rrugëtimin e tij, ashtu si ai donte”, u shpreh Anxhi.

Moderatorja: Anxhi ti nuk je vajza që lufton për dashurinë?
Anxhi Kishta: Jo nuk luftoj, nëse një person nuk do të qëndroj me mua unë nuk luftoj për të. Nëse ai ka dëshirë të qëndroj me mua, të dalim apo të njihemi mund ta bëj dhe një hap para, por kur e shikoj që s’ka më interes është e kot të vazhdojë të luftojë. 
Moderatorja: Ke pasur komunikim me Jonny pas largimit?
Anxhi Kishta: Kemi pasur vetëm një komunikim natën që dola, më tha nësë të duhet ndonjë gjë më telefono, të njëjtën gjë i thash edhe unë, dhe që prej asaj dite jo më.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb