KAS ka kaluar për shqyrtim të martën në orën 10:00 ankesën e Partisë Demokratike për heqjen e 71 kandidatëve nga lista.

PD u ankua në KAS duke kundërshtuar vendimin e KQZ e cila i hoqi kandidatët e tepërt nga lista, me justifikimin se lejohen deri në 153.

Relator i çështjes u zgjodh me short Elvis Çefa, ndërkaq pritet të shihet pas 3 ditësh se çfarë do të vendosë KAS.

Kujtojmë se PD-së iu kthenë listat për shkak të kuotave gjinore, por pas korrigjimit në lista u vu re një rirenditje kandidatësh, disa heqje dhe shtime të tjera kryesisht në fund të listës.

 

NJOFTIMI NGA KQZ
Pershendetje!

Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi që të kalojë për shqyrtim kërkesën ankimore nr. 05, të depozituar nga subjekti PD-Aleanca për Ndryshim, me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 156, datë 18.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit PD-Aleanca Për Ndryshim, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021”.
Seanca e shqyrtimit të kërkesës do të zhvillohet ditën e Martë, datë 23.03.2021, në orën 10:00.

Gjithashtu, u hodh shorti për caktimin e relatorit të kërkesës ankimore nr. 06, datë 20.03.2021 të depozituar nga koalicioni Aleanca-Al, me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 165, datë 18.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit Aleanca-Al, për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë datë 25 prill 2021. Sipas rezultatit të shortit, relator i kërkesës ankimore nr. 06 do të jetë z. Elvis Çefa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb