Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për heqjen e koalicioneve, deklaroi se përpjekje për të nxjerrë nga Kushtetuta pikërisht koalicionet ngre dyshime të mëdha dhe kufizon lirinë politike.

Për Vasjarin, e gjithë situata aktuale politike në vend shkon në favor të opozitës, që ka të drejtë mbi kauzat që ngre.

Zoti Rama i ka bërë asistin më të madh opozitës. Unë besoj se opozita ka nevojë për këtë betejë politike, që shkon totalisht në favor të saj. Përfitimi politik shkon në favor të opozitës, prandaj duhet ta proklamojë shumë këtë situatë. Opozita po ngre pretendime, që kanë zgjidhje në mendimin tim.

Jam dakord se kategoria “koalicion” është opsion kushtetues. Përpjekja për ta nxjerrë nga Kushtetuta koalicionin ka dyshime shumë të mëdha. Heqja e koalicioneve për mua është kufizim i lirisë politike.  Për mua ishte lajm i mirë arritja e marrëveshjes. Kultura e marrëveshjes në Shqipëri zakonisht nuk ekziston e u gëzova që në këtë rast, kishte mirëkuptim. Opozita po e përdor politikisht dhe ka të drejtë”, tha Vasjari.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb