Qeveria e Shqipërisë i ka kërkuar zyrtarisht Federatës Shqiptare të Futbollit, që lojtarët e Kombëtares, që ishin pajisur me pasaporta diplomatike, duhet që ta dorëzojnë atë.

Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, që ka thënë se e gjitha është zhurmë për asgjë.

Sipas saj, pasaportave diplomatike iu ka mbaruar afati e prandaj duhet që të dorëzohen, siç ndodh edhe me dokumente të tjera në Republikën e Shqipërisë.

Postimi i Olta Xhaçkës:

Shumë zhurmë për asgjë! Vlefshmëria e pasaportave diplomatike mbaron, siç mbaron vlefshmëria e çdo dokumenti identifikimi që përdoret në shtetin shqiptar, qofshin këto pasaporta apo karta identiteti.

? Ajo që nuk ka mbaruar e nuk do të mbarojë kurrë është mirënjohja e çdo shqiptari dhe e shtetit shqiptar për ekipin e heronjve të kombëtares ?? që u kualifikuan e luajtën me dinjitet në Europianin 2016, duke i bërë krenarë shqiptarët kudo që jetojnë.

Është kjo arsyeja, përse djemtë tanë, sipas rregullave duhet të dorëzojnë deri me datë 30 qershor pasaportat e marra asokohe, por ama asnjë prej tyre nuk do të humbasë statusin e fituar me aq të drejtë në 2016.✅

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb