Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në telefonatë, siç bëhet e ditur në njoftimin për media të kryeministrisë britanike, thuhet se kryeministri britanik ka mbështetur vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe ka mirëpritur heqjen e pjesshme të tarifave ndaj mallrave serbe.“Kryeministri mbështeti rinisjen e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. Ai mirëpriti tërheqjen e pjesshme të Kosovës të tarifave ndaj mallrave nga Serbia dhe inkurajoi reagim pozitiv. Ai tha se Britania e Madhe do të vazhdojë të kërkojë me ngulm heqjen e plotë të tarifave”, ka thënë Johnsoni.

Në lidhje me situatën në Bosnjë e Hercegovinë, Johnsoni ka kërkuar nga Vuçiç të shfrytëzojë ndikimin e tij për të qetësuar tensionet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb