“Nuk ka munguar kurrë respekti nga ana ime, ndaj askujt. Kam marrë pjesë në 97,5% të seancave stërvitore, askush nuk është ankuar për profesionalizmin tim, as për sjellën time. Heqja e shiritit ishte një turpërim i tepërt”. Këto janë fjalët që Icardi ka thënë gjatë takimit që kishte me presidentin e Interit, Steven Zhang, në vigjilje të derbit të Milanos, një takim i cili rezultoi përcaktues për rikthimin e tij.

Inter Zhang
Inter Zhang

Në këtë takim te zbardhuar nga “Repubblica” ishin të pranishëm jo vetëm presidenti Zhang dhe Icardi por dhe Beppe Marotta dhe Paolo Necoletti, ky i fundit kujdeset për interesat e Icardit. Thuajse gjatë gjithë takimit presidenti Zhang ka mbrojtur autonominë e Spalletit dhe të klubit por njëkohësisht ka ftuar sulmuesin argjentinas të bashkohet me pjesën tjetër të grupit.

Icardi
Icardi

Përcaktues në këtë rikthim të Icardit ka qenë dhe takimi i fundit ndërmjet Nicolettit dhe Marottas. Icardi rikthehet në stërvitje ku mungonte që prej 13 shkurtit, ditë në të cilën klubi i hoqi shiritin, rikthehet pikërisht në ditën kur grupi sllav, të cilët konsiderohen kundër Icardit, nuk ishin të pranishëm pasi janë bashkuar me përfaqësueset e tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb