Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në FB video-n e një pronari të një biznesi të vogël që komenton masën për heqjen e tatimit mbi fitimin dhe TVSH-në për bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë të reja.

Pronari thotë se kjo masë sjell një superfitim për bizneset e vogla, por nëse kryeministri e mban fjalën.

Tashmë me ligjin e ri duke filluar nga janari deri më 2029 bizneset e vogla me xhiro deri në 10 milionë lekë të reja në vit nuk paguajnë as tatim mbi fitim dhe as TVSH, kurse ato deri në 14 milionë lekë të reja do paguajnë vetëm TVSH.

‘’Përshëndetje, me heqjen e tatim fitimit dhe TVSH-së për ne është superfitim, sidomos në këtë kohë pandemie. Nëse kryeministri e mban fjalën ne e falenderojmë’’- tha pronari i biznesit të vogël.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

Nga kjo video spontane e këtij zotërisë që nuk e njoh dhe i uroj çdo të mirë, më lindi një ide!

Ja:

? [email protected]

Kjo është një adresë në dispozicionin e secilit e secilës prej jush për të çuar me video, nga celulari juaj, çdo pyetje që të dëshironi mbi çdo çështje të punës a të familjes suaj, komunitetit tuaj apo vendit tonë, që ka lidhje me qeverinë?

Ju mirëpres me kënaqësi dhe me kënaqësi do t’ju përgjigjem edhe unë, për gjithçka kam në dorë të them a të bëj për ju?

Janë të mirëpritura kritikat, ankesat, kërkesat (mundësisht pa sharje) dhe nuk refuzohen as shprehjet e kënaqësisë për ndonjë punë të mirë tonën, që ka ndikuar pozitivisht në punën tuaj a në mbarëvajtjen e punëve në familjen e në komunitetin tuaj?

[email protected] duke postuar videon tënde të drejtëpërdrejtë nga celulari

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb