Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin ‘”Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për heqjen e titullit ‘’Qytetar Nderi’’ ndaj Veton Surroit nga Këshilli i qarkut të Kukësit, por që më pas u refuzua nga Prefekti.

Minxhozi thotë se ky ishte një akt i padenjë ndaj Veton Surroit, nga ana tjetër thekson se ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që lexoi situatën shumë shpejt dhe korrigjoi këtë gabim.

Për Minxhozin ky ishte një episod periferik dhe një jo ngjarje

”Po ndodh një fenomen politik i prodhuar dhe konsumuar kryesisht në Shqipëri, që ka disa degëzime, disa prej të cilave s’janë serioze.

I kam lexuar dhe miratuar edhe reagimet gjysëm satiririke, shpotitëse të Veton Surroit. Kjo është një jo ngjarje. Episod periferik të cilin kryeministri mendoj se e lexoi shpejt dhe e korrigjoi.

Përtej këtij akti të padenjë të kësaj tentative, të një segmenti të qeverisjes lokale ndaj një figure të madhe publicistike e politike, që ka njohje të madhe në Kosovë e Shqipëri, dhe jashtë trevave shqipfolëse.

Ndoshta edhe Veton Surroi mund të na japë mendimet e tij për problemet serioze të kësaj.

Edhe Surroi e të tjerët kanë të drejtë kur demaskojnë krimet, që s’kanë atdhe e pasaportë. Por edhe një pjesë tjetër të opinionit publik, që ajo që po ndodh sot me Kosovën është një prerje koke e padrejtë e një pjese lidershipi të UÇK. Ndërkohë që kemi një asimetri me Serbinë. ndërkohë kur këto dy shtete duhet të ulen e bisedojnë në kushte të pabarabarta. Kur njëra ka mbështetjen e Lindjes, por edhe një vrasje të heshtur të ndërgjegjës së perëndimit, për atë që ndhodhi 20 vite më parë.

Përpara ka një shtet të ri, që përpiqet të afirmohet, të marrë kartën e identitetit si shteti që u planifikua të nesërmen e luftës me premtimin e më të fuqishmëve të kësaj bote. Dy anë të problemti, që prodhojnë një problem serioz, dhe një joserioz. Natyrisht në këtë mes qëndron politika shqiptare e cila ëpr arsye krejtësisht të brendshme të saj, po e merr në mënyrë krejt të sforcuar, sa një mik po më thoshte se po raportojmë luftën e Kosovës me 20 vite vonesë. Pra për të fituar kredo politike në Tiranë, për luftën e Kosovës duke etiketuar njëri-tjetrin si tradhëtar, armik, burri i mirë e i keq.”- tha Minxhozi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb