Ministri i Turizmin, Blendi Klosi, sqaroi nga foltorja e Kuvendit projektligjin e shumëdebatuar “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””, duke u shprehur se nuk është favorizim i luksit, por krijimi i një ekonomie që në vendin tonë mungon.

Sipas ministrit Klosi, me lehtësimet fiskale (Heqjen e TVSH) i hapet mundësia bizneseve të investojnë këtu, duke gjeneruar para dhe vende të reja pune, që do i shërbejnë ekonomisë.

“Debatin që bëni sot për jahtet e keni bërë për agro-turizmin, për hoteleritë dhe tashmë për industrinë e jahteve. Nuk ka asnjë humbje në buxhetin e shteti pasi kjo industri nuk ekziston tek ne. Me këtë ne synojmë të ngremë këtë industri dhe të bëhemi konkret me fqinjët tanë. Na duhet një paketë lehtësirash fiskale në mënyrë që të Shqipëri të gjendet vend për ngritjen e një industrie të detit, që do të hapë vende të reja pune.

Në Shqipëri kemi pothuajse zero për jahtet dhe punësimin në to. Do të krijojmë një flotë me flamurin e saj me jahte që janë evropiane që kërkojnë të ç’doganohen në Shqipëri dhe për këtë duhet të ngremë një politikë të re për ngritjen e një industrie të re. Me këtë projektligj që këtë vit do të marrim frytet e para të një ekonomie të munguar në Shqipëri. Kjo nuk është politikë as e majtë dhe as e djathtë por është ekonomi”, tha Klosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb