Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov do të vizitojë Beogradin më 7 qershor. Lajmi bëhet i ditur nga televizioni Nova.rs.

Sipas informacioneve të tyre, ai do të takohet me Aleksandar Vuçiç në Beograd. Lavrov mbërrin në Serbi tre ditë përpara kancelarit gjerman Olaf Scholz, vizita kjo e parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Ministri i Jashtëm rus vjen në një kohë presioni të madh ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, por edhe para bisedimeve të paralajmëruara mes Vuçiçit dhe Vladimir Putinit për gazin. Lavrov ishte për herë të fundit në Beograd në tetor 2021.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: