TIRANË

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar sot pas deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla për çështjen e Presidentit të Republikës.

Vasili shkruan se ‘çuditi dynjanë’ dhe se më 3 qershor 2012 u takuan Berisha, Rama, Patozi dhe Ruçi për të zgjedhur Presidentin. Ai publikon dhe fotot nga takimi.

POSTIMI I PLOTË
Taulant Balla nga halli i Ramës thau memorien dhe çuditi dynjanë kur thotë për herë të parë bëhen bisedime për presidentin:
“Është hera e parë që një mazhorancë hyn në bisedime me dakordësinë për të pasur një president që të personifikojë unitetin e popullit”.
Po mirë mo Taulant, po në 3 qershor 2012 për të zgjedhur presidentin harrove që u takua Berisha, Rama, Patozi dhe Ruçi?
Ju vazhdoni thelloni gropën septike dhe nxirrni në fund një president që vjen erë. Për të freskuar kujtesën që u ka futur në xhep Rama ja fotot e 3 qershorit 2012.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb