Tibo Kurtua ishte padyshim heroi i Real Madrid në finalen e Ligës së Kampioneve në Madrid. Portieri i madrilenëve ndaloi tentativa të njëpasnjëshme drejt katërkëndorit të tij, duke siguruar fitoren 1-0 dhe trofeun e 14 për klubin.

I pari në karrierën e Kurtua dhe ai pranoi pas sfidës se kishte qenë gjithmonë një objektiv që të siguronte këtë trofe, ndaj kishte shkuar te Reali, për të cilin do të bënte tashmë edhe një sakrificë familjare.

“Është e pabesueshme, kaq shumë vite, kaq shumë punë, të vija te klubi i jetës time. Kam parë shumë që më kritikonin, por sot kemi treguar se kush është mbreti i Europës. E kam ndjerë veten mirë në javët e fundit, kur bën mirë pritjen e parë…

Askush nuk mund të më hiqte dëshirën për të fituar Ligën e Kampioneve. Isha i sigurt si vdekja që do ta fitoja një.

Atë gjuajtje të Salah m’u desh ta shkoja larg për ta ndalur, ishte një çmenduri. Nuk më besohej dhe më pas shtuan 5 minuta shtesë kur nuk kishim humbur aspak kohë.

Tani më vjen keq për vëllain tim, i cili martohet nesër dhe nuk mund të shkoj në dasmë. Të hënën ka ceremoni civile dhe do të shkoj atje”, tha Kurtua pas ndeshjes për mediat spanjolle./Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb