Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusin. Bëhet fjalë për mjekun e spitalit të Gramshit, Nazmi Xhaferi, i cili mësohet se ka ndërruar jetë sot në spital.

Kanë qenë kolegët e tij ata që kanë ndarë me të gjithë lajmin e hidhur, ku përmes një reagimi kanë shprehur vlerësime për punën e mjekut.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë humbjen e jetës së një prej punonjësve shembullor te Spitalit Gramsh, Z. Nazmi Xhaferri, si pasoje e infektimit me virusin COVID-19 ne krye te detyres.
I ndjeri u be heroi i pare ( me shpresën edhe i fundit) i personelit te Spitalit Gramsh, te cilet me vetmohim kane qe nga fillimi i kesaj lufte qe jane gadishmeri çdo dite perballe kesaj pandemie. Familjaret, koleget dhe dashamiresit percjellin sot nje njeri me shume vlera dhe kontribut ne shoqerine tone duke mos i harruar sakrificat, punen dhe miresine qe ka percjell midis tyre.
Le te sherbeje kjo ndodhi si vepra e fundit e tij si punonjes i shendetesise duke ju drejtuar qytetareve qe te tregojne kujdesin e nevojshëm per te shmangur infektimin nga COVID-19 pasi pasojat janë të paimagjinueshme.”, thuhet në reagimin e kolegëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: