Heroike është ajo që ka bërë një qen për pronaren e tij. Qeni, i një rrace trupvogël, i quajtur Macy, është fiksuar nga kamerat e sigurisë duke luftuar me një kojtoë.

Ngjarja ka ndodhur në Toronto të Kanadasë, ndërsa qeni, është përleshur me kafshën më të madhe se ai për të shpëtuar pronaren 10-vjeçare, Lily Këan, e cila po kërkonte ndihmë.

Gjatë përleshjes, qeni i vogël vrapon në formë rrethi përreth kojotës dhe duket sikur mundohet ta pengojë, ndërsa vajza arrin të largohet. Për një çast, kojota e kap me dhëmbë qenin e vogël dhe e shkund dhunshëm, por e lëshon më pas.

Familja tha se qeni i vogël pësoi lëndime në trup dhe këmbë dhe është dashur t’i nënshtrohet operacionit. Familja grumbulloi dhjetëra mijëra dollarë përmes internetit për ta financuar trajtimin e qenit, shkruan Independent.

Sipas një shoqate amerikane, sulmet e kojotave kundër njerëzve janë të rralla. Sidoqoftë, këto kafshë janë përhapur edhe në zona urbane në shekullin e fundit dhe tashmë jetojnë në mesin e njerëzve në shumë qyteteve amerikane, duke u ushqyer me kafshë të egra më të vogla dhe mbeturina.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb