Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka postuar në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ një video nga incidenti me policinë sot gjatë një takimi në Durrës, teksa u gjobit për mosmbajtje të maskës. Kryemadhi pretendon se një prej punonjësve të policisë, nuk i është bindur urdhrit për të gjobitur përfaqësuesit e LSI-së.

Vetë Kryemadhi thekson se ende ka shpresë në këtë vend, siç është shembulli sipas saj i polices, të cilën e quan heroinë.

“Sot në Durrës. Ende ka shpresë, shqiptarët kanë dinjitet. Frymëzues veprimi i kësaj police, heroina e vërtetë e ditës dhe shembull i forcës së gruas. Ajo zgjodhi të jetë me popullin, me nënat dhe baballarët që mbetën pa shtëpi.”, shkruan Kryemadhi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb