DURRES- Pas sekuestrimit të 30 kilogram lënde narkotike e llojit heroinë, e cila ishte fshehur në një kamion të ngarkuar me dru, policia e Durrësit ka shoqëruar 4 persona të dyshuar.

Në mesin e personave të shoqëruar, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet publike është edhe pronari i firmës që po eksportonte dru zjarri në Itali me kamion.

Shoqërimi i tyre në komisariat është bërë në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen. Gjatë një kontrolli mëngjesin e sotëm në një kamion të ngarkuar me dru në portin e Durrësit, policia zbuloi 30 kilogram heroinë me vlerë 10 milionë euro e cila kishte si destinacion Italinë.

Shoferi i arrestuar Aurel Kryemadhi, banues në Elbasan u shpreh në polici se nuk ishte në dijeni të lëndës narkotike që ishte fshehur brenda në kamion.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb