DURRES

Prokuroria ka zbardhur skemën e 45.5 kg heroinë që u kap në Portin e Durrësit pak ditë më parë në një kamion me krom, që kishte si destinacion Barin e Italisë.

Kamioni kur futej në skanerin e Portit të Durrësit ishte i pastër dhe më pas shoferi i kamionit Olgert Doda bënte sikur i prishje mjeti. Më pas koka e kamionit zëvendësohej me një tjetër të re, ku ishte e fshehur droga dhe s’kalonte në skaner nga punonjësit.

Heroina e kapur pak ditë më parë vinte nga Maqedonia e Veriut, kalonte tranzit në Shqipëri dhe kishte si destinacion Italinë. Ditën e sotme Gjykata e Durrësit vendosi ‘arrest me burg’ për pronarin e kamionit ‘Hensi Trans’, Arian Çermën, 45 vjeç, banues në Durrës dhe drejtuesin e kamionit Olgert Dudën, 36 vjeç, banues në Fier. Asnje prej dy te arrestuarve nuk ka pranuar akuzat.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: