Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.

Po ashtu arrestohet në flagrancë 1 shtetas të cilit gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe u sekuestruan 23 doza me lëndë narkotike kanabis, 19 tableta metadon, një sasi me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një sasi lekësh dhe 1 aparat celular dhe u procedua penalisht 1 tjetër, që dyshohet se kishte blerë drogë te 34 vjeçari.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe metadon.

Nga Seksioni i Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në rrugën “Jordan Misja”, Tiranë, u kap shtetasi në kërkim A. S., 26 vjeç, për të cilin Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhrin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit I. Gj.(D.), 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Përndjekja” dhe “Dhuna në familje”.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, në rrugën “Ali Baushi” u godit një tjetër rast, duke kapur dhe vënë në pranga shtetasin Xh. H., 34 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe u sekuestruan 23 doza me lëndë narkotike kanabis, 19 tableta metadon, një sasi me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një sasi lekësh dhe 1 aparat celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. T., 45 vjeç, pasi i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, të cilën ia ka blerë shtetasit Xh. H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb