Zgjimi i fëmijëve të vegjël gjatë natës nuk janë një gjë që i gëzon shumë prindërit, po në këtë rast zgjimi jashtë normave ka shpëtuar jetën e një familjeje.

Siç tregon nëna në Facebook, vogëlushja Celia, e cila sapo ka mbushur 1 vjeç, prej kohësh tashmë zgjohet vetëm 1 herë gjatë natës, për të fjetur sërish me përkëdheljet e nënës dhe babait deri mëngjesin e ditës tjetër. Por natën e 15 janarit Celia u zgjua edhe një herë tjetër rreth orës 03:00 të mëngjesit.

“Kur u ngrita për të shkuar tek ajo, – shkruan nëna, – ndjeva menjëherë marrje mendsh, të përziera dhe djegie sysh. Të njëjtat simptoma pati edhe im shoq, Kyle. Kuptuam se diçka nuk shkonte dhe kështu vendosëm të dilnim menjëherë. E mora Celian në krah, ajo nisi të villte, ndërsa macja jonë humbi ndjenjat. Për fat prindërit e Kyle erdhën menjëherë dhe lajmëruan ambulancën, na dërguan menjëherë në spital ku u konstatua një helmim nga monoksidi i karbonit. Shpesh kishim dëshiruar që Celia të flinte gjatë gjithë natës, tashmë nuk mendoj më kështu. Vajza jonë e ëmbël nga shpëtoi jetën”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: