Shtëpia e fëmijëve “Zyber Hallulli” priti sot disa vizitorë të veçantë, efektivët e Policisë së Tiranës, të cilët festuan sëbashku me banorët e kësaj shtëpie, me rastin e 1 Qershorit.

Punonjësit e Policisë shpërndanë dhurata të shumta për fëmijët, duke i bërë ata të ndihen specialë në këtë ditë.

Më pas fëmijët u “shndërruan” për pak çaste në Policë duke provuar edhe mjetet e Policisë, makinat dhe motorrët e saj.

Policia e Shtetit është gjithmonë pranë komunitetit e sidomos pranë fëmijëve, në mbrojtje të tyre e në çdo nevojë që ata kanë.

Po ashtu edhe policët në Durrës, Elbasan dhe Lezhë kanë surprizuar fëmijët në ditën e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb