Lajm i keq për Totenhemin. Skuadra londineze do të duhet të bëjë pa kapitenin e saj për shumë muaj. Me një komunikatë zyrtare, “gjelat” kanë bërë me dije se qendërsulmuesi anglez, Herri Kejn, do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale si pasojë e frakturës së tenditës së gjurit të majtë.

Kejn u dëmtua në takimin kundër Sauthemptonit në ndeshjen e parë të Vitit të Ri dhe do të kthehet në dispozicion të trajnerit Zhoze Murinjo vetëm në muajin prill. Nga ky moment e më tej, kapiteni i përfaqësueses së “Tre Luanëve” do të kryejë një proces riaftësimi për të qenë gati për Kampionatin Europian.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: