Kompania amerikane e automjeteve me qira ”Hertz” do të blejë 100 mijë automjete elektrike nga prodhuesi amerikan ”Tesla”.

Në njoftimin e ”Hertz”-it thuhet se ”interesi i klientëve për të marrë me qira automjete elektrike po rritet me shpejtësi dhe se për këtë arsye ata kanë vendosur të pasurojnë ofertën e tyre”.

Duke theksuar se ata kanë porositur 100 mijë automjete elektrike ”Tesla” deri në fund të vitit të ardhshëm, ”Hertz” tha se kështu do të bëhej kompania me ofertën më të madhe në Amerikën e Veriut.

”Hertz” njoftoi se automjetet “Model 3″ me katër rrota elektrike të ”Tesla”-s do të jenë të disponueshme me qira në qytetet e mëdha amerikane dhe evropiane që në nëntor të këtij viti.

Gjithashtu është paralajmëruar investim në infrastrukturë dhe zgjerim i rrjetit të stacioneve të karikimit të automjeteve elektrike.

Menjëherë pas porosisë, vlera e aksioneve të ”Tesla”-s u rrit 9,0 për qind ndërsa vlera e kompanisë tejkaloi një trilion dollarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb