TIRANE- Hervin Çuli, drejtori i Teatrit Kombëtar ka dalë kundër protestës së opozitës, e cila është përqendruar brenda një çadre të vendosur mu para Kryeministrisë

Ai ka ironizuar tubimin e 18 shkurtit me anë të një statusi, përmes së cilit shigjetonte aktorin që hapi protestën, Besmir Haliti, në mbrojtje të së cilit duket se është vënë edhe ikona e kinemasë dhe teatrit, aktori Robert Ndrenika.

“I pari ne proteste foli nje aktor(keshtu u prezantua) nga Fushe Kruja. Nese e njeh njeri te me japi ndonje koordinate, se gjynah i shkreti, duhet sqaruar, pasi shume gjera per teatrin (shante para mbrapa) deri ne Fushe Kruje edhe mund te mos kene mberritur. Ta marre djalli, dhe kete aktorin nga Fushe Kruja kishim mangut!”- shkruan Çuli në postimin e tij.

Ndërsa vetë aktori i është përgjigjur, ajo që na ka befasuar është në koment i aktorit të madh Robert Ndrenika. “Qe kur ka filluar te beje ham ham drejtori ???”, shkruan Ndrenika.
auto_Ndrenika_culi1487695278 (1)
Por edhe për të, Çuli nuk e ka kursyer një përgjigje të tipit: “Qe kur niveli yt ikone zbriti ktu ku je….”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb