Drejtori i Teatrit, Hervin Çuli në një intervistë për News24 deklaroi se është tërësisht kundër hapjes së teatrit në këto momente të vështira për të gjithë shqiptarët, të cilët po përballen me COVID-19.

Ai theksoi se një ditë më parë i dërgoi një letër të hapur kryeministrit Edi Ramë, ndërsa pohoi se ky i fundit nuk e ka lexuar.

Çuli bëri me dije se në letrën në fjalë, ai i kërkon kreu të qeverisë, logjistikë. Po ashtu Çuli tha se bashkë me artistët kërkojnë që të zhvillojnë teatër online, ku shtëpitë e tyre të kthehen në atelie.

“Jam tërësisht kundër hapjes së teatrit. I drejtova një letër publike kryeministrit Edi Rama, por ai nuk e ka lexuar. Ne atë letër ne kërkojmë logjistikë. Kryeministri s’ka arsye për t’u nervozuar nga letra. Ne po kërkojmë teatër online, asgjë më shumë, që të jemi aktivë në kushtet e reja të krijuara. Materialet tona artistike, në rrjetet sociale. Pra ne kërkojmë që shtëpitë tona, të jenë atelie të reja teatri. COVID-19, ndërpreu shfaqje të nivelit të lartë artistik”, tha Çuli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb