AFRIKË E JUGUT

Një sulm i armatosur ka ndodhur në Johanesburg të Afrikës së Jugut dhe një shënjestër ka qenë një serb. Sulmi është pjesë e rivaliteteve të bandave serbe, ndërsa ekzekutimi i viktimës me kallashnikov është bërë brenda pak sekondave.

I.X janë inicialet e viktimës që në dokumente false mbante emrin Ivan Lazarevic. Viktima është i afërt me Dobras Gavriç, vrasësin e Arkanit në vitin 2000 në Beograd.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 në Highbury në kompleksin Brainson në afërsi të Johanesburgut. Dy persona të armatosur i zunë pritë serbit në hyrje të shtëpisë ku jetonte.

Makina e tij ishte e blinduar, tentoi që të ikë në këmbë, por u ndoq me armë kallashnikov dhe u vra. Në drejtim të shënjestrës është shtënë 26 herë. Kjo është tjetër vrasje e rivaliteteve të bandave të Serbisë, ku për një vit janë shënuar 6 viktima me shtetas serb.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb