Pak ditë më parë UEFA tronditi futbollin shqiptarë duke bërë publik një raport ku klubi i Skënderbeut ishte i përfshirë në një mega skandal. Përjashtimi i kampionëve në fuqi nga Champions League për një vit ishte vetëm maja e ajsbergut, skandali mori përmasa edhe më të mëdha pasi korçarët dyshohen se kanë trukuar 41 ndeshje në Kampionatit shqiptar dhe Kupën e Shqipërisë.

Reagimi i UEFA-s ishte e menjëhershëm, dëboi Skënderbeun nga Evropa ndërsa në Shqipëri, “ujqërit e dëborës” vazhdojnë të bëjë kërdinë. Edhe pse në raport flitet me emra konkret, me ndeshje konkretë, me skema manipulimesh të zbardhura, askush nuk dënohet, askush nuk mban përgjegjësi. Aktorë të ndryshëm të politikës, protagonistë të sportit, palë të prekura drejtë për drejtë, kush më shumë e kush më pak të gjithë reagon por jo institucioni përgjegjës, Federata Shqiptare e Futbollit.

FSHF ishte vënë në dijeni të këtij raporti shumë kohë më parë, jo vetëm që nuk e bëri publik por e fshehu. Ditën e stome në zyrat e FSHF-s zbarkuan oficerë të policisë gjyqësore për të marrë në dorëzim raportin e UEFA-s, FSHF edhe në këtë rast nuk preferon të jap asnjë koment. Kjo situatë, kjo heshtje e pakuptimtë e Federatës, nuk bën gjë tjetër vetëm se i humbet besimin këtij institucioni. FSHF mbi të gjitha ka dështuar në parimin kryesorë, sigurimin e një gare “Fair Play”.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb