Vendimi i qeverise italiane për të qëndruar në shtëpi, për shkak të koronavirusit, ka përfshirë të gjithë Italinë, e cila është futur e gjitha në zonën e kuqe.
Në heshtjen surreale të Napolit, himni i Mameli i kënduar nga ballkonet e qytetit thyen heshtjen dhe kthen buzëqeshjen. ’Le të rrimë të shkëputur sot për tu përqafuar më fort nesër’, të gjithë së bashku ne mund të fitojmë. Kështu reagon e gjithë Italia nga frika e koronavirusit.

Ky baba së bashku me vajzën e tij të vogël, ka qënë i pari që i ka dhënë jetë një prej spektakleve më të bukura të të gjitha kohërave. Videoja emocionuese e publikuar në faqen facebook të Napoli Fanpage.it ka marrë shumë pëlqime dhe është komentuar shumë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: