Talebanët janë kudo, në pika kontrolli që dikur zyrtarisht ishin policia dhe shpesh shërbenin si barrikada ushtarake.

Talebanët kontrollojnë trafikun, kontrollojnë veturat, e në veçanti ato mjete që dikur i përkisnin policisë dhe ushtrisë, transmeton Telegrafi.

Të gjitha ato mjete që dikur i përkisnin ushtrisë dhe policisë, tani i kanë në duar talebanët.

Korrespondenti i BBC-së nga Afganistani, ka raportuar për jetën në qendrën e kryeqytetit afgan – Kabul. Sipas tij, trafiku është paksa i rënduar, e shumica e dyqaneve janë të mbyllura.

“Kam parë disa gra në rrugë. Mbanin maska kundër COVID-19 dhe kokat i kishin të mbuluara”, ka shtuar gazetari i BBC-së.

Është theksuar se në asnjë rrugë apo lokal nuk mund të dëgjosh zë të ndonjë televizori apo radioje e lërë më muzikë – e në hotelet që dikur mbretëronte shpirti argëtues nën tingujt e muzikës së lindje së mesme, sot dukej sikur gjithçka ka vdekur.

Sipas korrespondentit të BBC-së, qytetarët janë tej mase të frikësuar pavarësisht që në një farë forme po mundohen ta vazhdojnë jetën – duke tentuar të besojnë se nuk po ndodh asgjë.

E skena të tmerrshme kanë ardhur nga aeroporti i Kabulit, ku shihen shumë familje, fëmijë, të rinj të moshuar – duke bërë të pamundurën që të largohen nga vendi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb