Kandidatët për President në SHBA, Trump dhe Biden prej orësh ndjekin në heshtje procesin e numërimit të votave dhe rezultatet e para si dhe Exit Poll-et e krijuara prej tyre.

Asnjë prej kandidatëve nuk ka komentuar deri më tani rezultatin. Reagimet e tyre të fundit kanë qenë në ”Twitter” ku Trump paralajmëroi se republikanët ishin mirë në gjithë vendin si dhe dha një mesazh falenderuar për votuesit.

Nga ana tjetër Biden reagoi fill me mbylljen e procesit të votimit duke i kërkuar qytetarëve votuesë të kenë durim dhe të presin në radhë pasi do votojnë dhe ata.

Këto reagime janë prej 2-3 orësh ndërsa së fundmi nuk ka asnjë të re nga dy rivalët. Ajo që dihet është se kandidatët po e ndjekin procesin me familjet e tyre, teksa Donald Trump po monitoron nga cepi lindor i Shtëpisë së Bardhë aty ku qëndroi si President për 4 vite kurse Biden është në Delaware.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb