KORÇË- Dy mjekë të Bilishtit janë vënë nën hetim në gjendje të lirë pasi nuk kanë njoftuar policinë për urgjenca të ardhura nga krimet. Policia sqaron se filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: F.K, 51 vjeç dhe F.B., 49 vjeç, të dy banues në Bilisht, me detyrë mjekë, pranë Spitalit Civil Bilisht. Gjatë ushtrimit të detyrës këta dy mjekë nuk kanë njoftuar shërbimet e Policisë, në tre raste për persona të dëmtuar, si pasojë e kryerjes së veprës penale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: