Një hetim publik mbi trajtimin nga ana e qeverisë britanike të shpërthimit të koronavirusit sapo ka filluar, deklaroi kryeministri britanik, Boris Johnson.

”Hetimi, i cili do të fillojë në pranverën e vitit 2022, do të vendosë veprimet e shtetit në mikroskop dhe do të ndihmojë Britaninë e Madhe të marrë çdo mësim për të ardhmen”, u tha Johnson ligjvënësve të parlamentit britanik.

“Në mes të kësaj tragjedie, shteti ka një detyrim të shqyrtojë veprimet e tij sa më rigorozisht dhe sinqerisht të jetë e mundur dhe të mësojë çdo leksion për të ardhmen, prandaj unë gjithmonë kam thënë që kur është koha e duhur duhet të ketë një hetim i pavarur”, tha Johnson.

”Parlamentet e decentralizuara të Irlandës së Veriut, Skocisë dhe Uellsit gjithashtu do të konsultohen para se të publikohet raporti”, shtoi ai.

Kreu i opozitës Keir Starmer vlerësoi vendimin për të kryer një hetim, por nxiti që ai të kryhej më shpejt.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb